“S’ka dorëzim”, rikthehen forcat kundër talebanëve

schedule19:10 - 16 Gusht, 2021

schedule 19:10 - 16 Gusht, 2021

Në Afganistan mesa duket është rikthyer në skenë shpirti luftarak kundër talebanëve. Në Twitter është publikuar videoja e asaj që duket si fillimi i organizimit të lëvizjes kundër talebanëve dhe Al Qaedas.

Forcat e armatosura do t’i udhëheqë Ahmad Massoud, djali i Ahmad Shah Massoud i njohur si “luani i luginës Panjshir” që luftoi brutalisht kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” gjatë vitit 1989, që më vonë u bë lider i muxhahedinëve dhe lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996.

Djali i tij Ahmad i cili asokohe ishte fëmijë, ka ndjekur hapat e babait dhe ka vendosur që të hakmerret në emër të tij. Lugina Panjshir është rajoni i vetëm në Afganistan ku nuk kanë shkelur kurrë talebanët.

Në videon e publikuar shihet Ahmad Massoud i njohur si Tajik, së bashku me bashkëluftëtarët duke u futur në helikopterin Mi-17V5 të ushtrisë afgane ndërsa nisen drejt një lokacioni të panjohur. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!