“S’ka diskutim për qeveri tranzitore”, Bylykbashi: Qëllimi i PS, bllokimi i reformës zgjedhore

schedule16:04 - 20 Shkurt, 2020

schedule 16:04 - 20 Shkurt, 2020

Përfaqësuesi i opozitës dhe ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Bylykbashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deklaratat e Gjiknurit bëhen me qëllim kushtëzimin e reformës dhe në këtë mënyrë PS të vazhdojë me misionin e saj të blerjes së votave me ndihmën e kriminelëve.

Ndër të tjera në reagimin e tij ish deputeti i PD-së ka theksuar se opozita nuk pranon reformë farsë dhe propozomi i saj për qeveri kujdestare pa Edi Ramën ‎është garancia qe masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime ne letër.

Postimi i Plotë:

Deklaratat e sotme te perfaqesuesit te Kryeministrit ne Reformen Zgjedhore, nuk jane asgje tjeter vecse kushtezim i saj me nje qellim te vetem: te bllokojne reformen zgjedhore dhe PS te vazhdoje te bleje vota dhe te perdore kriminelet.

Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qarte se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marre ne konsiderate interesin e zgjedhesve per te zgjedhur te lire dhe ne fshehtesi dhe per pluralizem demokratik. Opozita e bashkuar, ne perputhje me angazhimin e saj publik ka bere propozime qe synojne te mbrojne voten e shqiptareve nga kriminelet dhe te korruptuarit qe rrethojne Edi Ramen.

Propozimi i Opozites se Bashkuar per nje qeveri kujdestare pa Edi Ramen ‎eshte garancia qe masat e reformes zgjedhore nuk mbeten vizatime ne leter, por garantojne realisht interesin e zgjedhesve shqiptare. Opozita nuk pranon reforme farse por vetem nje reforme zgjedhore te vertete!/abcnews.al