“Me gjithë respektin për institucionet shëndetësore europiane dhe kolegët europiane, do të doja që i njëjti respekt të ekzistonte edhe për mjekër tanë. Duhet të ketë një respekt të ndërsjelltë.
Nuk jemi në epokën e kolonive, duhet të jemi të qartë në lidhje me këtë temë. Ndihem krenar në lidhje me stafin mjekësor të kombëtares time, janë të një niveli të lartë“, u shpreh trajneri i Kilit në lidhje me dëmtimin e Alexis Sanchez.
Sulmuesi i Interit ka pësuar një dëmtim muskulor dhe mjekët e kombëtares latine po bëjnë maksimumin për ta rikuperuar në lidhje me takimin e eliminatoreve të Katar 2022 kundër Perusë (14 nëntor, ora 00:00).
Pas fjalëve të trajnerit Reinaldo Rueda, ka ardhur edhe reagimi i Interit. Klubi italian ka bërë një postim në Twitter, ku ndër të tjera shkruan: “FC Internazionale i konsideron vërejtjet e fundit të deklaruara nga Reinaldo Rueda, trajneri i kombëtares së Kilit, si të papranueshme, fyese dhe të pasakta.
Ne kemi pasur gjithmonë bashkëpunim maksimal dhe marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë stafin e ekipeve kombëtare. Konkretisht, në rastin e Alexis Sanchez, lojtari ka hasur probleme fizike në pothuajse të gjitha thirrjet e tij në ekipin e tij kombëtar.
? | COMUNICATO
Nota del Club in seguito alle dichiarazioni del CT del Cile Rueda ?https://t.co/8CgNAeNrxi
— Inter (@Inter) November 12, 2020
Në njërën prej tyre, ai pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushe për tre muaj. Kjo përfaqësonte një dëm serioz sportiv për Interin, që ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj shëndetit të lojtarëve të tij”, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër. /abcnews.al