Sjellja e policëve ndaj protestuesve, LSI kërkesë Çelës: Të nisen hetimet për dhunën e përdorur ndaj qytetarëve

schedule10:57 - 15 Mars, 2022

schedule 10:57 - 15 Mars, 2022

Protestat e zhvilluara në kryeqytet prej disa ditësh nga qytetarët ndaj rritjes së çmimeve kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasil këtë  të martë në kuadër të protestave të zhvilluara në vend, i ka drejtuar një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela për të nisur hetimin për veprimet e policisë kundrejt protestuesve në të gjithë vendin.

LSI ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në disa qytete të vendit, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!