Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është vendosur sërish në qëndër të kritikave nga tifozët e “Topçinjve” të Londrës. Edhe pse sulmuesi rinovoi kontratën me ta duke konfirmuar dhe një herë tjetër dashurinë e tij për Arsenalin, sërish ai ka ndezur polemikat në rrjetet sociale.
Gjithçka ka nisur me një postim në “Twitter”, të cilit Aubameyang i ka bërë like. Një tifoz ka shkruajtur se bomberi afrikan meriton të luajë për një klub më të madh; siç janë Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen, Liverpool dhe jo për Arsenalin.
Don’t ever tell me Aubameyang stayed at Arsenal for anything other than money. He knows they’re shit. pic.twitter.com/MMSO2IE0Fm
— Jay Motty (@JayMotty) September 26, 2020
Kaq mjaftoi për tifozët të acaroheshin me kapitenin e tyre pikërisht përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme si ajo me Liverpool. Të besuarit e Mikel Artetës do të sfidojnë kampionët e Premier League sot në mbrëmje, ku spektakli është i garantuar. /abcnews.al