“S’jam hermetik”, Dumani shpjegon raportin me median: Kam ruajtur balancën mes të drejtës për informim dhe sekretit hetimor

schedule11:18 - 4 Prill, 2024

schedule 11:18 - 4 Prill, 2024

TIRANË- Kryetari i SPAK, Altin Dumani, duke raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u pyet nëse ka luajtur rolin e duhur në raport me interesin e medias në të drejtën për informim.

Ai tha se nuk është treguar aspak hermetik, por ka pasur takime të vazhdueshme me gazetarët jashtë kamerave dhe është përgjigjur për të gjitha pyetjet, të cilat nuk kanë cenuar sekretin hetimor.

Diskutimi në KLP:

Alfred Balla: Media është e rëndësishme, mendoni se jeni hermetik në marrëdhënie me median. Kameramanë dhe gazetarë rrinë me orë të tëra përballë SPAK. Mos duhet te jeni me fleksibël?

Altin Dumani: Ne kemi patur një komunikim shumë korrekt. Mbrapa krahëve të mi janë gazetarët e kronikës, të cilët kanë qenë disa herë në ambientet e SPAK, kam mbajtur takim off record. Është një nga premtimet e mia të mbajtura, kemi patur disa takime me gazetaret e kronikës, kanë qenë takim shumë të hapura. Kanë qenë të lirë që të adresojnë pyetje dhe unë jam përgjigjur pyetjeve, por duke bërë atë balancën, duke ruajtur sekretin e hetimit. U jam përgjigjur pyetjeve, përgjigja e të cilave nuk përbëjnë sekret hetimi dhe pyetjeve që nuk cenojnë sekretin e hetimit u jam përgjigjur. Kemi ruajtur balancën mes nevojës për t’u informuar dhe ruajtjes së sekretin e hetimit. Nuk e pranoj atë që më thuhet “jam hermetik”. Jam përpjekur të ruaj sekretin hetimor dhe shpresoj ta kem arritur dhe ky është detyrim ligjor dhe nuk ka të bëj me pjesën e të qenit hermetik./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!