Sizmiologu Spyros Pavlides: Shqipëria duhet të krijojë kodet e veta në ndërtime, përveç eurokodit 8

schedule18:28 - 10 Janar, 2020

schedule 18:28 - 10 Janar, 2020

Sizmologë nga Shqipëria dhe rajoni  thonë se Shqipëria duhet të rinovojë me emergjencë kodet dhe hartën ekzistuese sizmike, që është në fuqi nga viti 1989.

Shqipëria e ka të domosdoshëm krijimin e një kodi të ri sizmik, pasi prej 31 vitesh ai nuk është rinovuar  sipas drejtuesit të njësisë sizmiologjike pranë Akademisë së shkencave Shyqyri Aliaj.

Specialisti grek thotë se Shqipëria  është një ndër vendet me rrezikshmëri sizmike të lartë në rajon ndaj rinovimi i hartave sizmike duhet të bëhet të paktën një herë në 5 vite.

Spyros Pavlides  thotë se Shqipëria në fazën e rindërtimit duhet të  përdorë eurokodin 8, por nga na tjetër duhet të ketë edhe kodet e veta të përshtatshme me terrenin ndërtues.

Pas krijimit të njësisë sizmike në Akademinë e shkencave u realizua mbledhja e parë  me ekspertë të fushës së sizmologjisë dhe përfaqësues të institucioneve  sizmike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe të Malit te Zi, në lidhje me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!