“Siuuu” si Cristiano Ronaldo, Myrto Uzuni bëhet “hit” edhe në Twitter

schedule22:26 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:26 - 24 Nëntor, 2020

Myrto Uzuni shënon emrin në listën e futbollistëve shqiptarë që kanë shënuar në grupet e Champions League. Sulmuesi i kombëtares shqiptar ia doli të realizonte në shtëpinë e idhullit të tij, Cristiano Ronaldos.

Jo vetëm kaq, por edhe imitoi një nga festimet e famshme të portugezit. Kjo nuk u ka shpëtuar fotografëve dhe më pas në Twitter dhe në rrjetet sociale fotot e Uzunit janë shpërndarë me shpejtësinë e erës.

“Uzuni imitoi Ronaldon pasi shënoi golin e avantazhit kundër Juventusit në Torino”, shkruajnë shumë faqe të mëdha në Twitter, ndërkohë që sulmuesi po përjeton një ëndërr. /abcnews.al