Vijon situata alarmante në Australi ku është regjistruar temperatura mesatare më e lartë në histori, 49.8 gradë.
Për të shtatën ditë radhazi, në Nju Sauth Uells, shteti më i populluar në Australi, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe janë të paktën 100 zjarret që zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë. Situatë alarmante është edhe në Kuinslend dhe në veri të Viktorias
Janë të paktën 40 shtëpitë e shkatërruara nga zjarri në Nju Sauth Uells në orët e fundit, 800 që nga fillimi i sezonit të zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore.
Aktualisht janë 106 vatrat aktive të zjarrit në vend dhe 2500 zjarrfikësit të cilët po përpiqen të marrin situatën nën kontroll./abcnews.al