E ardhmja e Ronald Araujo te Barcelona është spekuluar gjatë pjesës më të madhe të sezonit.
Bayern Munich tregoi interes të madh për nënshkrimin e tij në janar, përpara se një marrëveshje të përjashtohej, dhe tani, është folur për një largim të mundshëm gjatë amerkatos së verës.
Araujo po kalon një moment të vështirë pas përjashtimit me karton të kuq në humbjen e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, që i dha fund aventurës së tyre në Champions League.
Spekulimet kanë dalë pas kësaj, duke thënë se katalanasit janë të hapur për ta shitur atë gjatë verës, nëse një ofertë e pranueshme vjen.
Sipas gazetës ‘Sport’, edhe pse preferenca e Araujos është të qëndrojë në Barcelonë, mbrojtësi uruguaian është i përgatitur të largohet në verë, me kusht që t’i tregohet dera nga vet drejtuesit e Blaugranave.
Araujo zbuloi javën e kaluar se ai ishte në bisedime me Barcelonën për një kontratë të re, megjithëse ato mund të ngecin nëse ai vendoset në treg.
Ka të ngjarë të ketë një vendim përfundimtar për këtë çështje pasi të ketë më shumë qartësi për situatën menaxheriale, e cila mund të zgjidhet më vonë këtë javë./ h.ll/abcnews.al