Situatë e tensionuar politike, Hoxha: Qeverisë i intereson konflikti, opozita të qëndrojë larg

schedule13:12 - 15 Mars, 2021

schedule 13:12 - 15 Mars, 2021

Ditët e fundit në vendin tonë ka ndodhur tensione në arenën politike, ku pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me policinë në zyrat e FRD-së një ditë më parë një tjetër incident politik është shënuar në Elbasan.

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e ABC është shprehur se këtë vit fushata politike është e tensionuar dhe forcat politike e sidomos opozita sipas tij duhet të mbajë duart larg nga konflikti.

Hoxha ndër të tjera ka theksuar se konflikti është një situatë që i intereson kryeministrit dhe qeverisë pasi kanë pakënaqësi nga puna e tyre por nuk i duhet opozitës dhe qytetarëve.

LEXO EDHE: Hoxha: Politika të mbajë duart larg krimit ato sjellin kosto, jo vota

“Shqiptarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël nuk kemi alternativa. Ato kanë kapur sistemin dhe nuk lejojnë forcat e reja, Nuk ka fushatë pa para. Qëndrimet kaq përçarëse dhe anti shtet nga kryeministri, presidenti apo opozita fusin konfliktin tek qytetarët. Zona atje do të ndahet, nëse hyhet në një zonë me flamur partie është nxitëse dhe s’kanë nevojë për një gjë të tillë. Një pjesë e mire e qytetarëve do e mbështetin opozitën vetëm për këtë gjë nëse nuk do të përfshihet në një situatë të tillë konflikti.

Një situatë e tillë i intereson qeverisë, pasi një gjë e tillë bën që të pavendosurit të thonë që të mbajnë këtë më mirë se me votuar një gjë të tillë. Po nëse të dy do të ndodhen në fier dhe do të bëjnë të njëjtën gjë e dinë çfarë bëhet atje? Po nëse do të shkojnë në Shkodër? E parë vajtjen e fundit të kryeministrit ku u pastruan rrugicat sepse nuk dihet se çfarë reagimi do të ketë?

Më vret sytë kur presidenti i fut duart në fyt një polici dhe një kryeministër që dhunon një qytetar hallexhi. Situata sipas meje është shumë e brishtë. Vrasja e fundit në zgjedhje në këtë vend ka ndodhur në 2013 ku nuk ka as sot autor.

Fati i zgjedhjeve do të varet Tiranë, Elbasan dhe Durrës jo vetëm nga numri i madh i mandateve por dhe pasi në këto zona ka dhe grupet më të fuqishme të bandave të krimit. Nuk kanë dalë banditët kot, por u është kërkuar ndihmë nga partitë politike”, ka thënë Hoxha.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!