Situatë e qetë para Teatrit Kombëtar, qytetarët mbështesin artistët e ngujuar

schedule11:45 - 25 Korrik, 2019

schedule 11:45 - 25 Korrik, 2019

Situata tek Teatri Kombëtar është e qetë mëngjesin e sotëm. Rreth 100 artistë e qytetarë të ftuar nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit janë të ngujuar brenda sallës prej paradites së djeshme.

Pasditen e djeshme ka patur tensione të përsëritura me policinë e cila ka penguar qytetarë të tjerë të Tiranës të afroheshin në sheshin para Teatrit.

Në mbrëmje atyre iu bashkua për herë të dytë Lulzim Basha, i cili duke i falenderuar, bëri të ditur se sot në orën 11.00 në ambientet e Teatrit do nënshkruhet një marrëveshje me Aleancën për mbrojtjen e Teatrit si angazhim i opozitës për të mos lejuar prishjen e godinës. /ABC news Albania 24/7