Ish-sulmuesi brazilian, Neymar ka kaluar momente tmerri, ndërsa disa banditë kanë tentuar të rrëmbejnë ish-partneren e tij, modelen Bruna Biancardi dhe vajzën e tyre të porsalindur.
Mediet braziliane raportojnë se ngjarja ndodhi në Cotia, në periferi të Sao Paulos në Brazil, kur tre burra të armatosur mësynë shtëpinë e prindërve të Bruna-s. Gazeta “R7” raporton se të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin të armatosur, po kërkonin Bianciardin dhe vajzën e çiftit, Mavie. Asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja dhe as ylli i Brazilit, Neymar
Fatmirësisht modelja dhe vajza e tyre që sapo ka bërë një muajshe nuk ndodheshin në objekt në atë moment. Kriminelët kishin përfituar nga mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga stuhitë e së premtes së kaluar për të hyrë në rezidencë.
Aktualisht njëri prej të arrestuarve është fqinj i familjes së Bruna Biancardi-t, teksa dy personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.
Prindërit e Brunës u morën peng, u lidhën dhe u mbyllën në një nga dhomat e shtëpisë. Kriminelët nuk gjetën para në kasafortën e shtëpisë, por morën sende të tjera me vlerë dhe u larguan.
Në rrjetet sociale, Biancardi siguroi ndjekësit se “falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Neymar nga ana tjetër ka postuar edhe një mesazh: “Ditë e trishtë, por falë Zotit të gjithë janë mirë”./ h.ll/abcnews.al