Celtic është goditur keq nga pandemia e Covid-19. Qendërmbrojtësi francez i kampionëve të Skocisë, Christopher Jullien ka rezultuar pozitiv në testin e kryer.
Një gjë e tillë ka detyruar trajnerin Neil Lennon dhe plot 13 futbollistë të ekipit që të izolohen dhe të nisin karantinën, për shkak të kontaktit që kanë pasur me Jullien.
Një situatë dramatike në klubin e njohur skocez, por ndeshja e mbrëmjes së sotme shtëpiake ndaj Hibernian do të luhet rregullisht.
Celtic udhëtoi drejt Dubait për të kryer një minifazë përgatitore dhe një vendim i tillë ka shkaktuar polemika të shumta. /abcnews.al