Dy lojtarë të tjerë pozitivë me Covid-19 te Juventusi. Kampionët e Italisë, nëpërmjet një postimi në Twitter, theksojnë se dy pjesëtarë të ekipit U23 janë infektuar me koronavirus.
Ata janë futbollisti Tommaso Barbieri, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, dhe një pjesëtar i stafit teknik.
Update on Juventus U23 in fiduciary isolation: https://t.co/q80A032erR pic.twitter.com/XhzlNpEZXh
— JuventusFC (@juventusfcen) October 15, 2020
Këta të dy i shtohen trajnerit Lamberto Zauli, mbrojtësit Lucas Rosa dhe një tjetër anëtari të stafik teknik, të cilët rezultuar pozitivë ditë më parë. /abcnews.al

