Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë alarmante nga përmbytjet në Durrës, mbi 120 familje nëpër fshatra të izoluara

schedule17:07 - 25 Janar, 2021

schedule 17:07 - 25 Janar, 2021

Situatë alarmante nga përmbytjet raportohet në disa fshatra që përshkon lumi Erzen në Durrës. Abcnews.al mëson se mbi 120 familje rezultojnë të izoluara dhe niveli i ujit kalon 1.5 metra nëpër banesa.

Mbi 60 familje  në fshatin Katund i Ri, 30 në fshatin Erzen dhe 30 në Sukth janë të bllokuara, pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati. Nga pamjet shihet se uji është ka mbuluar rrugët dhe është futur në banesa.

Banorët kanë dhënë alarmin dhe kërkojnë zgjidhje, pasi gjendja mund të përkeqësohet gjatë natës.  Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë risjellë sërish përmbytjet në vend. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!