Situata tragjike në Shqipëri, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet

schedule19:01 - 26 Nëntor, 2019

schedule 19:01 - 26 Nëntor, 2019

Të gjitha aktivitetet futbollistike në Shqipëri janë shtyrë, njofton FSHF. Me anë të një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit shkroi se të gjitha ndeshjet janë shtyrë për shkak të ngjarjeve të fundit në Shqipëri. Më poshtë, do të lexoni dhe njoftimin e plotë të FSHF-së.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!