Ismael Dunga dhe Chrisopher Mandiangu janë lojtarët e vetëm te Vllaznia që ende presin të dalin negativë dhe të vihen nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric. Dy lojtarët e sulmit janë infektuar me Covid-19 prej disa ditësh, sikurse ka ndodhur me disa futbollistë të kuqebluve.
I fundit që e ka fituar betejën me koronavirusin është mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Isaevksi. Lojtari i krahut të majtë i është bashkuar ekipit dhe po stërvitet normalisht, pasi nuk përbën më rrezik për shokët e skuadrës.
Victor Da Silva, Mevlan Adili dhe zëvendëstrajneri Elvis Plori e kaluan virusin famëkeq pak ditë më parë, ndërkohë që te njëjtën situatë e kanë kaluar edhe Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba. /abcnews.al