Situata e krijuar nga Covid-19 në vend vijon të mos ketë përmirësime. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 156 raste të reja dhe 5 humbje jete.
Përpos numrit të lartë të rasteve të reja, shqetësuese raportohet situata edhe në dy spitalet Covid.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
LEXO EDHE: 156 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, si është shpërndarja gjeografike
Ministria njoftoi se në dy spitalet Covid janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.
COVID-19 – Statistika (22 Gusht 2020)
Testime totale 55272
Raste pozitive 8275
Raste të shëruara 4184
Raste Aktive 3846
Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1954
Durrës 504
Shkodër 304
Fier 195
Lezhë 164
Korçë 161
Vlorë 141
Kukës 140
Elbasan 127
Berat 68
Gjirokastër 44
Dibër 44
/abcnews.al