Mamaja e Cristiano Ronaldos është mirë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë ylli portugez, duke thënë: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse për mamanë time. Tani ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme”, tha Cristiano Ronaldo.
Dolores Aveiro pësoi një goditje në tru sot dhe u shtrua menjëherë në spital. Pas shumë orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve, e ëma e portugezit duket se është stabilizuar, por vazhdon të mbetet në spital. Cristiano Ronaldo për momentin është në Portugali, së bashku me të gjithë familjarët e tij./abcnews.al
Cristiano Ronaldo confirms his mother is in stable condition after reports she had a stroke pic.twitter.com/3IMR5VAieR
— B/R Football (@brfootball) March 3, 2020