Situata politike sipas Astrit Patozit

schedule23:27 - 8 Prill, 2019

schedule 23:27 - 8 Prill, 2019

Ish-nënkryetari demokrat, Astrit Patozi, ishte i ftuar në “Byro Politike” këtë të hënë. Ai deklaroi përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ABC News se aksioni opozitar që ka nisur prej gati 2 muajsh në vend nuk është një kauzë popullore.

Djegia e mandateve nga opozita, sipas Patozit, është një vendim i rrezikshëm për të ardhmen e PD-së. Patozi tha gjithashtu se Basha është i pabesueshëm në deklaratat për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale, Patozi theksoi se opozita duhet të futet në to ose në të kundërt do të dalë jashtë sistemit politik. Sipas tij, nëse Basha vendos bojkotimin e zgjedhjeve do t’i dhurojë Ramës një minierë ari./abcnews.al