Situata politike në Kosovë është më serioze sasa perceptohet. Kështu deklaron Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves duke shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend.
Sipas Diplomatit, ngërçi politik, deri në moskonstituimin e Kuvendit edhe pas 54 tentativave, duhet vlerësuar me rëndësinë që ka dhe se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.
“Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.
Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit.
Deri me 8 gusht Kushtetuesja ja ka ndaluar deputeteve të këtij legjislacioni të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit çdo veprim në Kuvend, por edhe jashtë tij duket se përpjekjet për t’i dhënë vendit institucionet e reja janë të papërfillshme.

