Situata me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duket se i ka shkaktuar të qeshura, kreut të Bindjes Demokratike, Astrit Patozit.
Kreu i BD me ironi pyet se pse të mos kemi 3 gjykata Kushtetuese.
Reagimi i Patozit vjen pas vendimit të Metës për të dekretuar si anëtare të Kushtetueses Marsida Xhaferllarin.
Reagimi i Patozit:
PSE TË MOS KEMI 3 GJYKATA KUSHTETUESE?
Hahaha. Çfarë shteti qesharak! Kishim dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese fare, kurse tani, me sa duket, do të kemi dy të tilla njëherësh. Njërën, sipas Edi Ramës, dhe tjetrën, sipas Ilir Metës.
E sigurt është se që të dyja po ngrihen për të mbrojtur interesin publik, ndaj dhe protagonistët duhen falënderuar me gjithë zemër për kontributin dhe sakrificën.
Problemi i vetëm që ka dalë është se pse të mos kishim edhe një Gjykatë Kushtetuese tjetër, sipas Lulzim Bashës. Me këtë rast, ekuilibri do të ishte i plotë, por edhe suksesi i garantuar.