Situata politike, e djathta ndihet e përçarë, e çorientuar e vobektë

schedule16:15 - 11 Shtator, 2021

schedule 16:15 - 11 Shtator, 2021

Nga Alba Bajraktari

E djathta ndihet e përçarë, e çorientuar e vobektë. Ngjarjet e sapondodhura nuk janë veçse lëngim i fundit pas një agonie të gjatë. Gjendja vulnerabël e së djathtës lë jetim jo vetëm mbështetësit e saj, ata që besuan në ndryshim, por të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kjo pasi mungon forca jetike për frymëmarrjen e demokracisë, ekuilibri i pushtetit.
Sidomos në gjendjen ku ndodhemi me qeverisje të gjithëpushtetshme, dobësia e së djathtës është thirrje e fortë alarmi.

E trishtë është teksa sheh mbështetës të palodhur të heqin dorë, të zhgënjyer. E trishtë të dëgjosh se entiteti partiak i PD-së s’do të jetë veçse simbolikë e një kohë të shkuar, një guackë boshe. Në kohë krize familjare të heqësh dorë nga familia nuk është e mundur, vetë familja është zgjidhja. Jo vetëm për mirëqenien e partisë, për mirëqenien politike të vetë Shqipërisë.

Është momenti të bashkohen forcat, është momenti për ata që duan të bëjnë ndryshimin të përfshihen në një strukturë në nevojë riorganizimi. Nuk është momenti për ndasi lider i vjetër apo aktual. Është momenti për përfshirje masive, Partia Demokratike ka nevojë për figura të reja. Ta lëmë të shkuarën pas, dhe të ndërtojmë të ardhmen. Kemi rrugë përpara, zgjedhjet lokale na presin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!