Situata po përmirësohet: Përgjigjet negative, shërohen 2 titullarët e Genoas

schedule18:58 - 16 Tetor, 2020

schedule 18:58 - 16 Tetor, 2020

Genoa është klubi italian më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës u infektuan, teksa disa prej tyre kanë nisur të shërohen.

Të fundit që ia kanë dalë të fitojnë betejën me virusin janë Luca Pellegrini dhe Marco Pjaca. Mbrojtësi 21-vjeçar dhe kroati ofensiv kanë rezultuar negativë në testet e sotme.

Klubi më i vjetër italian, ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në Twitter, teksa trajneri Maran ka kohë për të vendosur nëse do i aktivizojë në sfidën e së hënës ndaj Veronës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!