Situata pandemike, Rakacolli: Nuk ndryshojnë masat anti Covid, ndalohen grumbullimet

schedule15:16 - 24 Mars, 2021

schedule 15:16 - 24 Mars, 2021

Komiteti Teknik i ekspertëve këtë të mërkurë është mbledhur dhe ka bërë një analizim të situatës në të cilën ndodhet vendi gjatë ditëve të fundit.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka theksuar se dhe për dy javët në vijim do të mbeten në fuqi masat që janë ku përfshihet ndalimi i lëvizjes nga orsa 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ndër të tjera pjesë e masave anti Covid në fuqi janë dhe ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Siç  shihet dhe nga shifrat kemi një tendencë ulje që duket e qëndrueshme. Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave dhe i tendencës së popullatës për respektimin e masave nga qytetarët dhe pse nuk është në nivelet e dëshiruara.

Siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar siç e tha dhe Fico në Evropë ka një rritje të numrit të rasteve dhe duket se po futen në valën e tretë të përhapjes së Covid.

Pavarësisht uljes së indikatorëve ato mbeten në nivelin që tregojnë se jemi në një situatë delikate.

Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel.

Ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.

Shkollat e mesme në bashkitë me rrisk më të lartë përhapje do të vijojnë me mësimin online.

Ndalohet grumbullimi me më shumë se 10 persona.

Kafet dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën”, ka thënë Racacolli.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!