Situata nga zjarret në Kosovë, vijojnë flakët, policia jep detaje për zonat e rrezikuara

schedule10:31 - 5 Gusht, 2021

schedule 10:31 - 5 Gusht, 2021

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për situatën me zjarre në vend, raporton Gazeta Express.

Në raportin e policisë, thuhet se dje në rrethana ende të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e një personi nga fshati Sankoc i Gllogocit.

“Fsh. Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe  pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thotë policia.

Në Lipjan ndërkaq, sipas policisë, në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit.

Aty janë djegur 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë pronë private.

“Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10.  Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e  zjarrfikësve  të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.  Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thotë policia.

Në Granaqicë, polica thotë se është përfshirë nga zjarri një objekt.

“Gushtericë e epërme ,Graqanicë 04.08.2021 -17:10 Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, bën të ditur policia.

Probleme me zjarret ka pasur edhe në komunën e Vitisë.

Sipas policisë, në fshatin Ramjan, një person ka bërë të ditur se disa ara iu janë përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara  janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport.

Në Gjilan ndërkaq, një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ndezur në oborrin e tij një zjarr për t’i djegur mbeturinat e depos.

“Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar  pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në fshatin Shurdhan të Gjilanit, policia ka bërë të ditur se një person i ka vënë zjarrin disa barishteve në hapsirë prej 2 ari.

“Fsh. Shurdhan ,Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull  kosovar  u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari ,të cilat ndodheshin në pronën e tije. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin”, thuhet tutje në raportin 24 orësh.

Në fshatin Cernillë të Ferizajt, si pasojë e zjarrit janë djegut 50 hektarë hamullore të grurit.

“Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, thotë policia.

Në fshatin Softaj të Ferizajt si pasojë e zjarrit janë djegur 30 hektarë të hamulloreve të grurit.

“Fsh. Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka”, bëhet e ditur në rpaort.

Në Suharekë si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrit, ka shpërthyer nëj zjarr që është përhapur në kodrinat e dy fshatrave.

“Fsh. Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke  tentuar që ta shuajnë zjarrin”, thotë policia.

Në Gjakovë, një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

“Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri  është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Në Malishevë ka shpërthyer zjarri në një pronë ku janë djegur dy parcela me vreshta dhe pylli.

“Fsh. Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth  5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Në Skenderaj, një person ka lajmëruar policinë, duke bërë të ditur se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri.

“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar”, thuhet në raport./GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!