Situata nga zjarret në Italia, Kalabria dhe Siçilia kërkojnë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

schedule23:45 - 11 Gusht, 2021

schedule 23:45 - 11 Gusht, 2021

Rajonet e Kalabrisë dhe Siçilisë i bënë sonte thirrje qeverisë italiane që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Këto dy zona prej ditësh janë duke u përballur me situatë kritike për shkak të zjarreve.

Në të njëjtën kohë, zyrat e prokurorëve të Italisë së Poshtme nisën hetimet për të përcaktuar nëse zjarret, janë të qëllimshme.

Kryebashkiakët e Kalabrisë besojnë se ky është i vetmi shpjegim logjik pas,  siç ankohen ata  “sapo të shuhet një zjarr, menjëherë pas, disa qindra metra larg, ka një vatër të re”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!