Koronavirusi ka shënuar një viktimë në Shqipëri dhe numri i rasteve të reja është rritur dita-ditës. Kjo situatë ka ndryshuar stilin e jetës së shqiptarëve, pasi në Tiranë dhe qytete të tjera është ndaluar qarkullimi dhe qytetarëve u bëhet apel vazhdimisht të qëndrojnë në shtëpi.
Në Shkodër, kryeqendrën e veriut, ndonëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 jeta është paralizuar. Është nduar qrakullimi si dhe është bërë mbyllja e të gjithave , lokaleve, restoranteve.
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se në qytet vihet re edhe një rënie e lëvizjes në këmbë të qytetarëve. Ndërkohë problematike mbetet furnizimi me maska. Po ashtu gazetari thekson se ka ambuzim me çmimet jo vetëm në farmaci, por edhe për frutat dhe perimet.
Një ditë krejt ndryshe paraqitet edhe në Lezhë, ku ndonëse sot është 14 Mars, qyteti është thuajse i zbrazët. Gazetari Gjergji Figuri raporton se ka një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mos dalur nga shtëpitë. Edhe Lezha nuk ka aktualisht asnjë person të infektuar me koronavirus, ndërsa janë bërë 20 kontrolle të personave të dyshuar. Gazetari thekson se një situatë e pavlerësuar mirë është ajo e faktit që ka një numër të madh të qytetarëve që janë kthyer nga vendet e prekura nga virusi i ri.
Ndërkohë ndryshe duket situata në Vlorë, ku koronavirusi ende nuk ka mbërritur zyrtarisht. Gazetari Elton Nika raporton se qarkullimi është i kufizuar, ndërsa vlonjatët po shijojnë rrezet e diellit pranë detit në zonë e Lungomares. Por ndërkohë siç thekson gazetari numri i qytetarëve në lëvizje është i paktë.
Sakaq, gazetarja Lediona Xheladinaj ndodhej në Drilon. Një nga zonat më të frekuentuara të Pogradecit sot është bosh. Por ndryshe është sitauta në rrugë. Të moshuarit e Pogradecit duket se nuk pranojnë të binden për të qendruar në shtëpi. Ata shihen të grumbulluar, ndërsa kalojnë kohë duke luajtur domino.
/abcnews.al