Situata nga COVID, mjeku: Zgjedh vaksinën ruse, jemi pranë imunitetit të tufës, pres verë të qeshur

schedule16:32 - 14 Prill, 2021

schedule 16:32 - 14 Prill, 2021

Shqipëria po i afrohet imunitetit të tufës ndaj Covid 19.  Mjeku infeksionit Arben Pilaca e sheh situatën e përhapjes së infeksionit  si të qëndrueshme dhe rendit imunizimit natyral të popullsisë  dhe atë përmes vaksinimit si arsye kryesore. “Unë besoj se te 50, mund të kemi shkuar. Por që të mbyllet një pandemi duhet të shkojmë 70-75%”.

Megjithkëtë mjeku  thotë se Covid 19 ka qenë sfidues dhe apelon për respektim të masave për të mos u përballur me surpriza. “E rritëm imunitetin e tufës, por akoma nuk e dimë, që kjo mbrojtje kemi sot do të na mbrojë nga shtamet e reja, virusi ndryshon, transformohet dhe nuk e dimë për sa kohë mbrojtja jonë nuk na mbron nga shtamet e reja” tha ai.

Grumbullimet gjatë zgjedhjeve dhe  muaji I Ramazanit sipas mjekut infeksionist mund të na përballin me një tjetër valë të infeksionit gjatë majit megjithkëtë Pilaca mendon se vera e këtij viti do të jetë me e qetë. “Unë pres që qershori të jemi më të qeshur, më të dashur njëri me tjetrin, të bëjmë aktivitete më të afërta, ja jap numrit jo të vogël të vaksinimeve, por edhe klimës dhe natyrës”.

Të katër vaksinat që po përdoren në Shqipëri sipas mjekut infeksionit Arben Pilaca mbrojnë ndaj formave të rënda të Covid 19 dhe humbjes së jetës prej tij, por nëse do të kishte mundësi zgjedhje cilën prej tyre do të merrte ai vetë? “Unë i besoj shkollës së vjetër, shkollës ruse të mjekësisë, unë besim, unë kam simpati” tha ai.

Në Shqipëri deri tani janë  kryer rreth 281 mijë vaksinime  mes tyre kanë marrë të dy dozat anti Covid  personeli shëndetësor. Ndërsa   rreth 192 mijë të moshuar kanë kryer vetëm një dozë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!