Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se fundmi se në lidhje me situatën e krijuar nga Covid Gjermania nuk duhet të ngurrojë të ndërmarrë masa urgjente dhe të kthehet në një bllokim të rreptë, nëse është e nevojshme.
Merkel këtë deklaratë e ka marrë pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit.
Përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës 7 ditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë.
“Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shoh zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha Merkel.
Ndërsa vendi regjistron një valë të tretë të rasteve, me variantin më ngjitës britanik që përhapet me shpejtësi, disa shtete kanë vendosur tashmë kufizime, ndërsa të tjerët ndaluan lehtësimin e planifikuar./abcnews.al