Situata nga Covid, Austria ndalon udhëtimin në Ballkan, përfshihet dhe Shqipëria

schedule11:53 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:53 - 9 Korrik, 2020

Rritja e numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus në Austri, ka bërë që qeveria të vendosë kufizimin e udhëtimin për anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian si Rumania dhe Bullgaria.

Kancelari Sebastian Kurz, pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për mediat është shprehur se është urgjente që austriakët që të mos udhëtojnë në këto vende.

Udhëtarët që kthehen do të duhet të kalojnë në një karantinë të detyrueshme 14-ditore, ose të japin një provë negative të fundit, shtoi ai. Kufizimet e së mërkurës do të zbatohen gjithashtu për Moldavinë.

“Ne kemi parë që ka gjithnjë e më shumë raste të koronavirusit të importuar nga këto vende”, ka thënë kancelari.

Javët e fundit u regjistruan rreth 170 raste të importuara në Austri, shumica prej tyre kishin origjinë në Ballkan, tha Kurz.

Ndërkohë një javë më parë Austria lëshoi paralajmërime udhëtimi për disa shtete të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pavarësisht një rekomandimi të BE për të hequr kufizimet e udhëtimit./abcnews.al