Situata nga Covid alarmante, gjysma e amerikanëve dakort për një izolim tjetër

schedule12:47 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:47 - 12 Nëntor, 2020

Më pak se gjysma e amerikanëve kanë deklaruar se janë dakort me një bllokim tjetër, sipas sondazhit të fundit nga  Gallup.

Rreth 49% e amerikanëve të anketuar midis 19 tetorit dhe 1 nëntorit deklaruan se do të qëndronin në shtëpi për një muaj nëse zyrtarët shëndetësorë do ta rekomandonin diçka të tillë.

18% thanë se do të respektonin vendimin, ndërsa një e treta e të anketuarve thanë se nuk do të kishin mundësi të respektonin urdhrat e bllokimit.

Megjithëse amerikanët janë më pak të gatshëm të qëndrojnë në shtëpi, rezultatet kanë treguar se ata janë shumë të shqetësuar për pandeminë, me 61% prej tyre që kanë deklaruar se besojnë se situata po përkeqësohet më shumë krahasuar me muajin prill.

Por gjithashtu ekziston edhe një ndarje politike mes të anketuarve për sa i përket izolimit.

Rezultatet kanë treguar se rreth 40% e republikanëve të anketuar  ishin të gatshëm të respektonin një urdhër të qëndrimit në shtëpi, nga 74% në pranverë. Në krahasim, 87% e demokratëve thanë se ata të qëndronin në shtëpi nëse do të ishte e nevojshme, një rënie e lehtë nga 91% në mars dhe prill.

Rreth 82% thanë se ata mund të shmangin infektimin me Covid krahasuar me 64% në mars.

Mbajtja e maskës: Ekspertët e shëndetit kanë deklaruar se përdorimi i maskës mund të zvogëlojë ndjeshëm nevojën për një bllokim tjetër.

Rreth gjysma e amerikanëve zbatuan rregullin për mbajtjen e maskave, menjëherë lajmit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Numri u rrit në 92% në korrik ndërsa tani është 88%. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!