Situata në veri të Kosovës, Hodaj: Kemi shkelje të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë

schedule17:57 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 17:57 - 9 Dhjetor, 2022

Juristi Taulant Hodaj e ka cilësuar shkelje të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë, ndërsa komentonte situatën në veri të Kosovës në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Hodaj tha se në Bruksel u vendos që nuk duhet të kishte struktura paralele serbe në Kosovë. Sipas tij është momenti që Kosova ta faktojë këtë shkelje të marrëveshjes në sy të ndërkombëtarëve.

Ai tha gjithashtu se ka ardhur momenti që Kosova të implementojë Kushtetutën në të gjithë territorin e saj.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Dua t’i kthehemi asaj që është fusha juaj, kush e kontrollon tani veriun e Kosovës?

Hodaj: Situata e fundit e shpërfaqin qartë atë se marrëveshjet Brukselit kanë qenë false, pasi nuk janë shpërberë strukturat paralele, ato po funksionojnë me strukturë të Serbisë. Në aspektin juridik kjo duhej të shfrytëzohej nga Kosova, dhe ana tjetër është që Kosova të shtrijë sovranitetin e vet dhe të implementojë Kushtetutën në çdo cep të vendit.

Karadaku: Ajo që pamë edhe dje edhe sot ka arritur në fazën e kërcënimeve e cila është konkrete nga Serbia. Ata thonë se do të çojnë në Kosovë 1 mijë policë ose ushtarë. A ka rezoluta 1244 një nen të tillë apo një fjalë të tillë?

Hodaj: Rezoluta 1244 është bashkë me rezolutën e Kumanovës dhe asnjë ushtar në Kosovë nuk mund të hyjë pa lejen e NATO-s. në kuadër të kësaj rezolute është shpallur dhe pavarësia e Kosovës. Unë nuk mendoj se ka gjasa reale, por Kosova duhet t’i dokumentojë këto para botës.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!