ABC mbrëmjen e sotme ndodhej në Mahallën e Boshnjakëve, zonë e cila ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës së Veriut. Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa barrikadat e vendosura nga serbët nuk janë larguar ende.
Gazetarja e ABC-së, Linda Karadaku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ të orës 19:00, me gazetaren Juli Xhokaxhi, bëri me dije se forcat policore të Kosovës qëndrojnë 24 orë roje në turn, për shkak të situatës së krijuar.
Karadaku: Mahalla e Boshnjakëve është në pjesën veriore të Mitorvicës së veriut. Është një lagje etnike ku ka shqiptarë dhe është një zonë mjaft e rëndësishme. Policët e Kosovës qëndrojnë në turn 12 dhe 24 orë roje.
Xhokaxhi: Escobar ka deklaruar se SHBA nuk do lejojë Serbinë të çojë trupa serbe në veri të Kosovës? A e qetëson kjo deklaratë disi situatën?
Karadaku: Një nga kërkesat e krerëve të serbëve të veriut për heqjen e barrikadave është lirimi i Dejan Pantiç. Ajo që ka thënë Escobar ka të bëjë me vënien e vijave të kuqeve. Reagimi ndërkombëtar në unison është shumë i ashpër ndaj Beogradit. /Abcnews.al/