Situata në spitalet Covid për sot: 463 pacientë të shtruar, 25 në gjendje të rëndë

schedule16:16 - 27 Nëntor, 2020

schedule 16:16 - 27 Nëntor, 2020

Sërish një bilanc tragjik këtë të premte sa i përket rasteve fatale nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, humbën jetën 18 persona si dhe u konfirmuan pozitivë për virusin 645, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, sa i përket situatës në spitale, aktualisht raportohet se po marrin kujdes shëndetësor 463 pacientë. Prej tyre, 25 ndodhen në terapi intensive kurse 8 pacientë janë të intubuar.

Duke u kthyer tek viktimat, jetën e humbën si pasojë e Covid-19, 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         645

Të shëruar ne 24 orë                      403

Të shtruar në spitale                       463

Humbje jete në 24 orë                     18

Testime ditore                               2.201

Testime totale                 184.217

Raste pozitive                         36.245

Raste të shëruara                 17.755

Raste Aktive                            17.719

Humbje jete                               771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9061

Fier         1347

Durrës 1339

Korçë    1006

Vlorë     858

Shkodër  855

Elbasan 825

Lezhë    739

Berat     554

Gjirokaster 545

Kukës    399

Dibër     191  /abcnews.al/