Situata në Siri dhe riatdhesimi i shtetasve shqiptarë, ministri Hasani: Angazhim maksimal që çdo shqiptar të kthehet në vendin e vet

schedule10:45 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 10:45 - 27 Dhjetor, 2024

Ministri Igli Hasani në një komunikim me gazetarët u pyet lidhur me tërheqjen e shtetasve shqiptarë në Siri. Ministri sqaroi se ka një angazhim maksimal dhe se është punuar intensivisht edhe me Ministrinë e Brendshme, që çdo shqiptar të ketë mundësi me vullnetin e tij të lirë të vijë në Shqipëri.

“Edhe përpara situatës së fundit rënies së regjimit të Asaddit në Siri, Taks Forca e ngritur nga qeveria shqiptare për menaxhimin e mundësisë së tërheqjes së atyre shtetasve shqiptarë nga Siria ka punuar maksimalisht dhe me ministrin e Brendshëm kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm por kemi pasur edhe plane konkrete të cilat do më lejoni të mos hyjë në detaj, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, në koordinim të ngushtë me partnerët strategjikë, kjo punë vazhdon. Janë hapur alternativa të reja për të cilat ne do të maksimalizojmë angazhimin që çdo shqiptar kudo ku është me vullnetin e vet të lirë të ketë mundësi të vijë në vendin e vet”, tha Hasani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!