Organizata europiane për sigurinë ajrore ka dhënë alarmin se në Mesdhe, lëshimi i raketave nga SHBA për në Siri, mund të shkaktojë probleme në qarkullimin ajror. Gjithashtu theksohet se një sulm i mundshëm raketor mund të ndodhë brenda 72 orëve.
Tensioni është shumë i lartë për Sirinë, dhe OKB është e pafuqishme përballë erërave të luftës që fryjnë në Lindjen e Mesme. Luftanija amerikane “Donald Cook”, e armatosur me raketa “Tomahaëk”, është larguar nga porti qipriot i Lanarkasë dhe gjendet në ujrat e mesdheut lindore, në mënyrë që të përgatitet të godasë Damaskun, që akuzohet ngë perëndimi se ka përdorur armë kimike në Duma të Gutës Lindore.
Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë ajrore, ka lëshuar një alarm për kompanitë ajrore që të fluturojnë me kujdes në iteneraret e Mesdhetu lindore për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm raketor në Siri që mund të ndodhë në 72 orët e ardhshme. Sipas kësaj organizate, hapësira ajrore në fjalë mund të jetë subjekt i një bllokimi të radiove duke shkaktuar problem të shumta në navigimin ajror. “Këshillohet planifikimi me kujdes i operacionieve të udhëtimit në zonën e lindjes të Mesdheut, në Nicosia”, lexohet në deklaratën e Eurocontrol.
Ndërkohë, gjatë të martës u raportua një lajm, i cili më pas u përgënjeshtrua nga Uashingtoni, se disa avionë rusë kanë fluturuar ulët duke bërë manovra kërcënuese ndaj luftëanijes amerikane. Përveç kësaj, NBC shkruan se forcat ruse po bllokojnë sinjalin e disa avionëve të SHBA që fluturojnë në qiellin e Damaskut, duke vështirësuar operacionet ushtarake të Uashingtonit. Nga ana tjetër ushtria izraelite ka vendosur disa bateri raketore të mbrojtjes në afërsi të kufirit me Sirinë./abcnews.al