Qarku i Shkodër është një prej qarqeve me më shumë problematika për shkak të reshjeve të shiut që kanë nisur prej disa ditësh.
Deri më tani raportohet së janë të përmbytura 1100 hektarë tokë dhe po ashtu mbetet të bllokuara disa akse rrugore për shkak të rënies së interneteve dhe reshjeve të dendura të dëborës.
Është pezulluar mësimi në disa shkolla dhe ka probleme me furnizimin me energjinë elektike në disa zona. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare e Mbrojtes Civile në mbledhjen e zhvillaur pak minuta më parë është shprehur se sitiuata është nën kontroll në Shkodër edhe pse ka intensitet të lartë reshjesh si në asnjë qark tjetër.
“Situata nën kontroll në Shkodër. Ka intensitet të lartë reshjesh si asnjë qark tjetër. Do kërkojë bashkëpunimin e secilit”, është shprehur shkurtimisht Çako.
Mësohet se të pranishëm janë edhe deputetët e PS, Benet Beci dhe Agron Çela,r.t/abcnews.al