Situata në rajon e marrëdhëniet me BE-në, Borrel darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor

schedule17:44 - 10 Maj, 2022

schedule 17:44 - 10 Maj, 2022

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën. Takimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka shtuar në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, është shprehur Stano.

“Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel të mërkurën në mbrëmje”, shtoi ai.

Sipas tij, pjesëmarrja është në nivelin e liderëve (presidentëve) ose kryeministrave.

Hera e fundit që u mbajt një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor ishte shtatori i 2021 në Nju Jork në kuadër të e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell u mbajt vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!