Tjetër rast me koronavirus në Premier League. Liga Angleze ka bërë publik lajmin me anë të një komunikate, teksa nuk zbulohet emri i futbollistit të prekur.
“Gjatë ditë së hënë dhe të martë, plot 1213 lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve teknike i janë nënshtruar testeve mjekësore, nga të cilët ka një rast pozitiv“, lexohet në komunikatën zyrtare.
Premier League do të rifillojë më 17 qershor, datë kur do të zhvillohen dy sfidat e prapambetura: Aston Villa-Sheffied United dhe Manchester City-Arsenal. /abcnews.al