Situata në PD, Alizoti: Jemi në krizë parlamentare, shqiptarët u lanë pa opozitë

schedule19:56 - 13 Prill, 2022

schedule 19:56 - 13 Prill, 2022

Për Tomor Alizotin, Partia Demokratike është në një krizë parlamentare. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat u shpreh se kur një grupim ka konflikt të brendshëm është në krizë dhe në këtë mënyrë kanë lënë edhe shqiptarët pa opozitë.

“Ne jemi në krizë parlamentare. Kjo është logjike, kur një grupim ka konflikt ai është në krizës. Ne dhe fatkeqësia është se kemi lënë dhe shqiptarët pa opozitë. Po asgjësojmë veten duke u marrë me veten. Struktura e partisë nuk pozicionohet dot me kundërshtarin. Ky tregon që palët janë duke u vetëasgjësuar. Kur palët mendojnë se janë në të drejtë absolute kriza thellohet”, tha ai.

Lexo edhe: Alizoti: Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën në PD, Alibeaj të dorëhiqej

Duke komentuar animimin e Enkeljd Alibejat, Alizoti thekson se zgjidhja nuk vjen nga gjykatat, por duhet të jetë politike. Sipas tij, Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin e deputetëve në pozicionin e tij si kryetar grupi.

“Unë mendoj që zgjidhja e një krize nuk zgjidhet në gjykatë. Nuk ka parti politike në Evropë që zgjidh gjërat e veta me gjykata. Edhe në mbledhje e kam thënë po shkoni në absurditet. Në një forcë politike vendos vota kush është shumica dhe pakica. Unë mendoj që edhe ajo që ka më pak ndjekës në PD duhet të unifikohet. Unë hodha një ide, meqë grupi parlamentar po të isha në vendin e tij të Alibeajt do e rivotoja veten”, u shpreh deputeti i PD. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!