Situata në Infektiv, koordinatorët informojnë familjarët e pacientëve

schedule15:26 - 14 Nëntor, 2020

schedule 15:26 - 14 Nëntor, 2020

Nga Xhensila Kodra

Në spitalin Infektiv situata duket më e qetë. Stafi mjekësor në spitalin Infektiv nxori një koordinator për familjarët e pacientëve të prekur me Covid, duke u dhënë informacioni mbi shëndetit e të prekurve. Kjo gjë, duket se qetësoi edhe familjarët.

Teksa u jepte informacion familjarëve të të prekurve, koordinatori ruante distancë, por kjo gjë bëri që të afërm të pacientëve të tentonin te afroheshin, duke kërkuar më shumë të dhëna mbi shëndetin e të sëmurëve.

Pasi u informuan, ata u larguan prej andej, për t’u rikthyer sërish në një moment të dytë.

Por ndryshe nga spitali Covid 2, ku familjaret e pacienteve kane orare të përcaktuara, kur duhet te shkojnë për të çuar veshmbathje apo për të marrë informacion, tek Infektivi kjo ende nuk dihet.

Dalja e koordinatorit për të dhëna mbi pacientët mbetet rastësi.

Paraditen e së shtunës, pati numër të shtuara autoambulancash që lëviznin para spitalit.

Pesë të sëmurë u sollën me urgjencë në këtë spital. Fillimisht, ata morën mjekim brenda ambulancave, ndërsa paciente të Infektivit në gjendje më të mirë u transportuan në spitalin Covid 3,

Të rrallë ishin ata familjarë që të afërmve të tyre u sillnin ushqime e veshje. Ndërsa një pjesë e te infektuarve që trajtohen në shtëpi, por kane sëmundje veshkash, në spital paraqiten vetëm për të bërë dializën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!