Arabia Saudite do të presë sot një takim të përbashkët të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Riad mbi situatën e paprecedentë në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze, njoftoi ministria e jashtme e mbretërisë të premten mbrëma.
Diplomacia saudite shpjegoi përmes X (ish-Twitter) se ajo që e quajti një “takim i përbashkët urgjent arabo-islamik” do të zëvendësonte dy takimet e veçanta urgjente të planifikuara për t’u mbajtur më vonë gjatë ditës, të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
“Si vende ata ndjejnë nevojën për të bashkuar përpjekjet e tyre” dhe “të shprehin një qëndrim të vetëm kolektiv”./abcnews.al