Analisti Yelber Sela, ka qenë në një lidhje skype në emisionin “Ballkan Update” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, ku fillimisht diskutoi për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.
Në lidhje me vizitën e James Rubin, ai u shpreh se ky është një lajm i mirë për Ballkanin, por njëkohësisht tregon se ndikimi rus është ende prezent.
“Duke e njohur të kaluarën e këtij personaliteti them qe ky është një lajm i mire që ai vjen në Ballkan.
Ndikimi rus bën të tijën në Ballkan, vizita e tij do të japë një qasja të re që politikat e këtyre 3 vendeve mos i bie pre” u shpreh ai.
Në lidhje me komentet e Chris Hill, për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Sela tha se çdo gjë që ndodh me liderët e këtyre vendeve kanë ndikim. Sipas tij pretendimet e rezolutës së Dick Marty-t po bien poshtë dhe se drejtësia po shkon në krahun e Kosovës.
“Çdo gjë që ndodh mes krerëve të këtyre vendeve normalisht kanë ndikimin e tij. Pretendimet e Dick Marty-t, po bien poshtë. U pa që nuk ka krime kundër njerëzimit, nuk ka shtëpi të verdh, drejtësia është në krahun e liderëve të Kosovës.
Në situatën që është Kosova, politika e brendshme është e dobët dhe nëse liderët do të ishin aty, ajo do të ishte edhe më e fortë”, tha Sela.
Analisti foli edhe në lidhje me arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi, duke theksuar se arritja e asaj marrëveshje ishte e vështirë, por sipas zbatimi i saj është 3 herë më i vështirë.
“E kam thënë që më herët që është e vështirë të arrihet marrëveshje, por 3 herë më e vështirë do të jetë zbatimi i saj dhe po e shohim se sa e vështirë është.
Unë them që Kosova nuk e ka luksin të mbajë statuskuon dhe këto vite që humbën, tregoi që kemi humbur shumë. Nuk ka ndryshuar diçka, obligimet ndaj Kosovës duhet të zbatohen.
Nga Serbia, ata janë në prirur ta ngadalsojnë këtë proces. Dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet shumë nga Kosova.
Shansi është që kryeministri i Kosovës të bëjë çështë e mundur që disa gjëra të shkojnë në interes të Kosovës dhe pse është humbur shumë kohë, ende është koha që të ecet përpara.
Për Kosovën është shumë e rëndësishme të njihet nga vendet e BE, është e rëndësishëm anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare” shtoi ai.
Për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, për analistin është më e interesuar Kosova, por ajo që është shumë e rëndësishme për Kosovën që ajo të arrijë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
“Dejuro do të jetë e vështirë por interesi i Kosovës është të arrihet një traktat paqeje. Dhe Padyshim njohja nga shtetet e BE dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Më e rëndësishme është anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare. Njohja nuk do të vijë kurrë” tha Sela.r.t/abcnews.al