Shqipëria vijon të ketë prezencë të vatrave të zjarrit edhe pse janë më të vogla dhe nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.Ministria e Mbrojtejes thotë se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit.
Nga këto 16 vatra janë shuar,4 vatra janë ende active,3 vatra janë në monitorim.
Pas ndërhyrjes është arritur që shuhen plotësisht zjarret në fshatrat e Gramshit pranë Teqesë së Dushkut dhe në Malin e Kushovës, në Vlorë,Skrapar,Përmet Durrës e Shkodër. Më problematike paraqitet gjendja në Parkun e Gërmenjit.
Ku ka një përhapje të zjarrit poshtë piramidës 15 në thellësi të territorit tone.Rreth 60 forca zjarrëfikëse po punojnë për parandalimin e depërtimit të mëtejshëm të flakëve në masivin pyjor të zonës së mbrojtur. Po ashtu edhe në Bulqizë vijon që të ketë ende vatra zjarri aktive në fshatin Tërnovë e Val.
E vështirë raportohet situate edhe në Bashkinë Fushë Arrëz,në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun për shkak të terrenit të thyer e të vështirë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes prezencë të flakëve ka edhe në Vaqarr, Pezë Helmës si dhe në Ibë. / abcnews.al /

