Analisti Skënder Minxhozi e cilëson kritike situatën e zjarreve në vend.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se duhet të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve.
Ndër të tjera, Minxhozi shtoi se fondi për emergjencat civile duhet të rritet.
“Situata aktuale nuk i ngjan atij normaliteti që kemi jetuar në verëra, dekadat e fundit. Kjo krijon situata thatësire, për përhapjen e zjarreve. Të gjitha emergjencat e kësaj forme, janë sa shtetërore, isntitucionale, aq edhe politike. Kemi hyrë në një botë më të ngrohte, dhe zjarret do i kemi bashkëudhëtarë. Me krijimin e infrastrukturave dhe lëvizshmërisë, edhe problematikat rriten. Di raste në Tiranë, ku djegie barërash në Erzen, ka dalë në Pezë. Kjo është një dramë. Ne duhet të marrim masa dhe të jetojmë si shtet, që në buxhetin e emergjencave civile, nuk mund të alokojmë 56 milionë euro. Duhen më shumë para. Dëmet janë kolosale. Dëmet që sot po i ndodhin masiveve pyjore, bagëtitë, pronën, por edhe jetën njerëzore që kemi të humbur, këto dëme shkojnë qindra milionë euro brenda një vere. Shteti të tregojë dhëmbët në mënyrë më rigoroze me këta njerëz.”, theksoi ai./abcnews.al

