Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata me Ukrainën, Lavrov takon Putin: Vazhdoni negociatat me Perëndimin

schedule14:46 - 14 Shkurt, 2022

schedule 14:46 - 14 Shkurt, 2022

Në kuadër të situatës së krijuar së fundmi në marrëdhënie me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov  ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin e vendit Vladimir Putin.

Mediat bëjnë me dije se Lavrov i ka kërkuar Putin që të rifillojë dialogun me Perëndimin, pavarësisht reagimit të Moskës ndaj shqetësimeve të sigurisë perëndimore deri më tani.

Ndër të tjera ai ka propozuar edhe zgjerimin e negociatave të Rusisë me Perëndimin në këtë fazë, duke theksuar megjithatë se ato nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.

Nga ana e tij, Putini duket se është përgjigjur duke thënë “në rregull”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!