15 qytetarë janë shtruar në 24 orët e fundit tek Infektivi, pacienti i shëruar falenderon mjekët

schedule15:45 - 28 Janar, 2021

schedule 15:45 - 28 Janar, 2021

Nga Ema Shazivari

Pavarësisht se nga data 15 janari urgjencat e Tiranës por edhe ato të rretheve referohen tek “Shefqet Ndroqi”, kjo e enjte në spitalin Infektiv ka pasur shumë lëvizje autoambulancash.

Por pavarësisht rritjes që kanë pësuar infektimet ditore, numri i pacientëve në spitale mbetet i qëndrueshëm.

Në 24 orët e fundit, në infektiv janë shtruar 15 qytetarë, kryesisht nga jugu. Në muajin nëntor që përkon me kulmin e valës së dytë, në këtë spital shtroheshin deri në 30 persona në ditë.

Por të shumtë janë dhe ata që shërohen nga ky virus.

Siç duket edhe nga pamjet, ky i moshuar ia ka dalë të fitojë këtë betejë. Pasi del nga urgjenca, falenderimin e fundit e ka për mjeken dhe infermieren që e shoqëronte.

I buzëqeshur, hipën në ambulancë por kësaj here për t’u rikthyer shëndosh e mirë në banesën e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga ministria e shëndetësisë, aktualisht në të 4 spitalet COVID po trajtohen 280 pacientë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!