“Situata kriminale në vend është shumë keq, se këtu është bërë aleancë me djallin, të cilit i është dhënë pushtet, para dhe pronë”. Është kjo situata në vendin tonë sipas këndvështrimit të gazetarit të ABC Story Ferdinand Dervishi në studion e Mirela Milorit.
“Unë situatën kriminale në Shqipëri e shoh shumë keq, ne jemi në këtë situatë se dikur u bë një aleancë me djallin për të rrëzuar Berishën, aleancë me djallin ka bërë dikur Fatos Nano në Shqipërinë e 1997, kur e kishin bandat në zotërim, po kur erdhi puna u tregoi vendin, kur shteti u bë ai i tregoi vendin. Dhe kemi kurbatorë të mirë të goditjes së krimit vazhdoi dhe dy vjet në qeverinë Berisha, ishte periudha më emirë e gosditjessë krimit.
Çfarë ndodh kur ti bën aleancë me djallin?
Ne futëm djallin në shtëpi e bën zv/kryeministër, ministër, deputet dhe pastaj i shtrin edhe më shumë këmbët se zoti i shtëpisë. Krimi po hedh shkelma në Shqipëri, krimi është futur në shtëpi i është dhënë pushtet, para, pronë, dhe i hipën në qafë të zotit. Njerëz të pushtetshëm nuk guxojnë të flasin me emra, pse nuk po e thonë?”
I pyetur nëse beson ose jo te vettingu dhe institucionet që mund ta vënë në shina këtë situatë, Dervishi thekson se ky është një investim amerikan, por që politika shqiptare është munduar ta bëjë sipas mënyrës së vet, duke futur njerëzit e tyre.
“Kjo është çështje madhe, është investim amerikan, ata kanë paguar. Problemi është që shqiptarët ngaqë kanë frikë janë munduar ta bëjnë sipas mënyrës së vet, qoftë të grupeve. Që këtu është investuar nga të dy krahët e politikës të fusin njërëzit e tyre. Dhe kemi prokurorë që kanë ikur kot që kanë të shkuar duke punuar me shtetin dhe kemi shumë të tjetër që ia kanë hedhur vetingut edhe pse kanë punuar më shumë për vete se për shtetin. Është degjenuar pak, por është një lëvizje pozitive, kam shpresë dhe jam pro kësaj”. /abcnews.al